Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka bërë dasmë, Fatma Haxhialiu vishet nuse për herë të parë në Kosovë

Nuk ka bërë dasmë, Fatma Haxhialiu vishet nuse për herë të parë në Kosovë
June 14
22:22 2019

Fatma Haxhialiu e ka thënë shpeshherë në ekran se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë bërë dasmë, nuk janë martuar. Por ndonjëherë ndodhin gjëra të papritura sa mund ta shohësh veten të veshur nuse edhe pse ti nuk e kishe planifikuar.

Kjo i ka ndodhur moderatores dhe autores së “Thumb” sot.

Partneri i saj në jetë me të cilin janë njohur rreth një dekadë më parë është nga Kosova. Familjarisht Fatma me  bashkëshortin dhe të birin udhëtuan drejt Kosovës për të kaluar disa ditë pushimi.

Në momentin kur e gjithë familja ka qenë bashkë, biseda është orientuar drejt martesës dhe dashurisë. Gjyshja e bashkëshortit të Fatmës, Pepit siç atë e thërrasin, është shprehur se do kishte shumë dëshirë të shihte moderatoren e njohur të veshur si një nuse Kosove. Brenda pak minutash vjehrra e saj, i ka huazuar Fatmës dimia e jelek dhe Fatma u vesh si një nuse Kosove.

Ajo ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram.

” E meqënëse gjyshja e Pepit s’më kishte parë asnjëherë të veshur me dimia e jelek, ja bëra qejfin. Po që më pëlqeu vetja!”, shkruan Fatma bashkangjitur fotos ku shfaqet e veshur me kostumin tradicional të nusërisë.

Kushedi sa do jetë lumturuar familja e aq më tepër vjehrra e saj. Nëse e kapët detajin, Fatma u bë nuse për herë të parë me kostumin që dikur është martuar vjehrra e saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje