Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk jemi miq. Ka mbaruar çdo gjë”- Bora Zemani sqaron nëse arsyeja e ndarjes nga Vin Veli ishte tradhëtia

“Nuk jemi miq. Ka mbaruar çdo gjë”- Bora Zemani sqaron nëse arsyeja e ndarjes nga Vin Veli ishte tradhëtia
February 24
17:53 2018

Një nga ndarjet më të përfolura, vitin që lamë pas, ishte ajo e moderatores Bora Zemani dhe Dj Vin Veli. I pari që foli për ndarjen ishte Vin veli, duke e deklaruar publikisht se ai dhe Bora nuk janë bashkë . E ftuar sot në “Pop Culture” Bora ka treguar se ajo dhe Vini nuk janë më shokë po vazhdojnë të flasin për hir të djalit.

“Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe ska asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë”.

Por a do të ketë një ribashkim të çiftit? “Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë”.- është shprehur Bora./Blitz.al/

Komento
Shperndaje