Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk i ndrin ylli”- Olta Boka flet për herë të parë për deklaratën e Kejsit që “krisi” miqësinë e tyre

“Nuk i ndrin ylli”- Olta Boka flet për herë të parë për deklaratën e Kejsit që “krisi” miqësinë e tyre
March 14
19:02 2019

Kejsi Tola dhe Olta Boka përveç se dy kolege në muzikë, janë (ose ishin) dhe dy shoqe të ngushta prej vitesh.

Por një deklaratë e Kejsit në emisionin “Shiko Kush Luan” vuri në pikëpyetje miqësinë e tyre.
Kejsi  u pyet se cila është njëra nga vajzat e showbizit e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.
Duke mos ditur se çfarë emri të thoshte, Kejsi u mendua pak dhe tha emrin e Olta Bokës.
Deri tani nuk e dinim nëse kishte ndodhur diçka mes vajzave, apo Kejsi e bëri vetëm sa për të dalë nga situata.
Në fakt Olta ka folur për këtë deklaratë të Kejsit dhe raportin aktual mes tyre.
E ftuar në emisionin “Thumb” Olta ka treguar:

“Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje!”,- është shprehur Olta duke treguar se pavarësisht gjithçkaje Kejsi i “detyrohej” një sqarim të tillë.
Por deklaratëm e plotë të Olta Bokës do mund ta ndiqni në trasmetimin e plotë të “Thumb” të shtunën në Abc News në orën 17:00.
Blitz.al/

Komento
Shperndaje