Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk është Kiara Tito! Butrint Imeri na zbulon vajzën që e shoqëron me pushime

Nuk është Kiara Tito! Butrint Imeri na zbulon vajzën që e shoqëron me pushime
September 09
18:21 2019

Ditën e sotme, në portale u përhap lajmi se ekzistonte mundësia që Kiara Tito dhe Butrinit Imeri të ishin me pushime bashkë. Kjo sepse këngëtari ka publikuar disa video nga ishujt e Greqisë, në të cilët ndodhej dhe Kiara pak kohë më parë. Në disa prej tyre, në syzet e tij shfaqej dhe reflektimi i një vajze me flokë të shkurtër, që fansat menduan se ishte moderatorja.

Por ja që të gjithë ishin gabim dhe përgjigjen na e dha vetë Butrinti. Si për t’i dhënë fund aludimeve, ai ka postuar një tjetër video ku nuk ngurron të shfaqë edhe vajzën që e shoqëron.

Dhe normalisht që fansat kanë filluar menjëherë të kërkojnë për identitetin e saj dhe dyshimet e para shkojnë te një emër jo i panjohur. Bëhet fjalë për modelen italiane Ery Viero, që ka marrë pjesë dhe në klipin “Dream Girl”. Ajo jeton në Greqi dhe nuk do ishte çudi nëse nga projekti muzikor të ketë lindur diçka mes tyre. E vërteta mund të zbulohet vetëm nga këngëtari, prandaj presim…

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje