Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk e ftoi në dëgjesën e Teatrit, regjisorja e njohur i përgjigjet Veliajt!

Nuk e ftoi në dëgjesën e Teatrit, regjisorja e njohur i përgjigjet Veliajt!
June 25
15:35 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar të gjithë grupin e artistëve dhe regjizorëve në një dëgjesë publike që do të mbahet në Teatrin Kombëtar.

Veliaj ka dërguar ftesa kundrejt grupit të Teatrit për të marrë pjesë në dëgjesë, ama disa prej artistëve dhe regjizorëve nuk kanë marrë ftesa.

Një prej tyre është regjizorja e këtij Teatri, Elma Doresi, e cila në një status në Facebook shkruan: “Lajmin për dëgjesën mbi Teatrin e mora vesh tani nga statuset e miqve. Ftesat i paska bërë vetë Kryetari i Bashkisë”.

“Më vjen mirë që shoh kolegë nga të gjitha brezat, por kryetar unë vazhdoj të jem regjizorja e Teatrit Kombëtar dhe bashkë me miqtë e mi që kemi punuar këto vite mendoj se duhet të ma kishe dërguar edhe mua këtë ftesë”, – shkruan regjizorja e “Zbutja e Kryeneçes”.

Ndërkohë, regjizorja nuk është e vetmja që nuk ka marrë një ftesë për në dëgjesën publike, pasi edhe aktori Klod Hoxha, në seksionin e komenteve shprehet se nuk ka marrë një ftesë.

Është e çuditshme në fakt, se si artistë të Teatrit Kombëtar nuk ftohen në një dëgjesë ku bëhet fjalë për vetë Teatrin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje