Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do t’jua marrë mendja me kë do të bashkëpunojë Bruno

Nuk do t’jua marrë mendja me kë do të bashkëpunojë Bruno
November 01
15:07 2016

Pas suksesit të këngës “Ajo”, Bruno është tërhequr paksa nga skena për t’i lënë vendin një tjetër projekti që pritet të dalë.

Së shpejti thuhet se ai do të prezantojë një këngë të re, me një këngëtare mjaft të njohur. Bruno do të bashkëpunojë me Artiola Toskën dhe jo vetëm kaq… Bruno dhe Artiola  do të konkurrojnë së bashku edhe në “Kënga magjike”.

Nuk e dimë ende se si do të jetë kimia midis dy këngëtarëve, Bruno që i këndon ëmbël dashurisë dhe Artiola që njihet si bilbili i muzikës popullore.

Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ky projekt dhe me çfarë dueti do të na surprizojnë Bruno e Artiola./Blitz.al/

Komento
Shperndaje