Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Nuk do të lija të turpëroje veten dhe mua”, Lisa rrëfen fjalët që i ka thënë babai i saj Fadil Kujofsa kur ajo nisi aktrimin

“Nuk do të lija të turpëroje veten dhe mua”, Lisa rrëfen fjalët që i ka thënë babai i saj Fadil Kujofsa kur ajo nisi aktrimin
January 16
10:08 2020

 

Lisa Kujofsa është një ndër aktoret më të dashura, e cila kohët e fundit është rikthyer në Shqipëri dhe është bërë pjesë e “Klanifornia”-s pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani. Lisa ka arritur që të tërheqë vëmendjen dhe dashurinë e publikut edhe në këtë produksion njësoj si dikur në “Apartamenti 2xl”.

Këtë të mërkurë ajo ishte ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel bashkë me vëllain e saj Erin, për të folur se si është të jesh artistë brenda familjes dhe sa ka ndikuar babai i tyre, aktori i madh Fadil Kujofsa. Gjatë bisedës, Lisa ka treguar se babai i saj nuk ka dashur që ajo t’i futej rrugës së artit dhe të bëhej një aktore, por gjithmonë e ka mbështetur. Gjithashtu Lisa ka treguar se edhe vetë ajo ka patur një moment dyzimi nëse vërtet është e talentuar apo jo.

“Kur unë vendosa që të hyj në akademi, mami nuk donte. Unë këmbëngula dhe aty e kuptuan që e kisha shumë seriozisht. Duke punuar me babin për të hyrë në akademi, pata dhe unë një moment timin që mendoja se unë nuk bëj, jam e paaftë. Dhe babi më ka thënë vetëm një fjalë që ‘ti mendon se nëse nuk do ishe qoftë edhe pak e aftë, do të lija të turpëroje vetën tënde dhe mua?’, ka treguar aktorja e njohur Lisa Kujofsa.

Share