Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do e merrni kurrë me mend se cila ka qenë maska e Fatma Haxhialiut për “Halloween”

Nuk do e merrni kurrë me mend se cila ka qenë maska e Fatma Haxhialiut për “Halloween”
October 31
18:07 2018

Sot kemi parë shumë postime në rrjete sociale që i dedikoheshin festës së Halloween-it. Shumëkush ka zgjedhur të vishet si superhero, personazh i një filmi të frikshëm apo të animuar ama Fatma Haxhialiu ka preferuar të sjellë për “Halloween” personazhin shqiptar më të frikshëm të momentit.

Do thoni ju cili është ky personazh publik që momentalisht u ka shtirë frikën të gjithëve? Jemi duke folur për atë që drejton momentalisht kuzhinën e “ferrit”, programin “Hell’s Kitchen” për të cilin dy javët e fundit është shkruar kudo.

Renato Mekolli është drejtues dhe chef i këtij programi i cili ka fituar zemrat e publikut që në puntatën e parë. Për të qenë më i miri dhe në krye të një restoranti të sukesshëm, të duhet të jesh edhe strikt dhe i rreptë njësoj siç Renato është shfaqur në këtë program. E pikërisht për këto arsye Fatma ka vendosur që për “Halloween” të maskohet si Renato Mekolli.

Në një postim të bërë pak më parë në Instagram moderatorja dhe autorja e “Thumb” shkruan:

“Pasi u mendova gjatë si të  maskohesha këtë “Halloween”, vendosa të jem personazhi me i frikshëm i momentit i ekraneve shqiptareeeeeeeee.
Ai dora vetë, shef Renatooooo. -Kujdes qimen ti aty, se e hengre tiganin kokës.”

Fatma ka qenë gjatë gjithë ditës në dilemë se si kush të maskohej dhe këtë e ka treguar me disa postime të njëpasnjëshme në rrjete sociale  derisa më në fund zgjodhi Renaton.

Kur e mendon, ky është “maskimi më origjinal dhe funny” që ajo mund të zgjidhte për këtë festë në fundtetorit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje