Blitz

 Breaking News

Nuk do e besoni çfarë ka bërë Fatma këtë herë!

Nuk do e besoni çfarë ka bërë Fatma këtë herë!
October 09
19:42 2019

Kushdo që e ndjek Fatma Haxhialiun në rrjete sociale besojmë se e ka vënë re se së fundmi ajo ka publikuar në story foto të ndjekëseve të saj kaçurrelse nën hashtagun #rrelsetemia #fatmarrela.

Vërtetë kaçurrelat janë shumë të bukura por nuk është aspak e thjesht të kujdesesh për to. Autorja dhe moderatorja e “Thumb” i këshillon shpesh ndjekësit e saj se çfarë produktesh të përdorin për të patur flokë të shëndetshëm e të plot e padiskutim një kaçurrel të bukur estetikisht.

Por në vend të këshillojë produktet e të tjerëve përse mos të krijonte vetë ajo linjën e saj? Në fakt Fatma ka qenë duke ngacmuar ndjekësit e saj  gjatë gjithë kësaj kohe pasi siç vetë ajo na ka rrëfyer, prej më shumë se një viti  ka qenë duke punuar mbi këtë ide dhe së shpejti do u vijë në ndihmë edhe kaçurrelseve të saj.

“Do të sjellë një linjë me produkte për kaçurrelat krijuar nga unë në bashkëpunim me Nerta Tushen biologe e njohur, prej mëse 10 vitesh në treg.”,- shprehet moderatorja e njohur duke mos zbuluar detaje të tjera.
Për të ditur diçka më shumë mjafton të ndiqni Fatmën pasi linja e saj mesa duket do të jetë në treg shumë shpejt./Blitz.al/

Share