Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Noizy, “meksikania” e tij dhe reagimi i Don Phenom që i bën “diss” me fjalët e Unikkatilit

Noizy, “meksikania” e tij dhe reagimi i Don Phenom që i bën “diss” me fjalët e Unikkatilit
October 08
12:08 2018

Ditën e djeshme, Noizy ka publikuar projektin e tij më të ri, një bashkëpunim me reperin tjetër të labelit OTR, Varrosi.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë prej tyre, kjo këngë në fakt flet për vajzat e bukura dhe kohën e mirë që mund të kalosh po të kesh shok Noizyn. Edhe pse këtë nuk e vëmë fare në diskutim, pjesa e tekstit që i ka bërë përshtypje të gjithëve është kur Zin-i thotë për vajzat që e shoqërojnë: “Duket meksikane po m’duket se eshtë shkodrane”.

Kjo, me shumë mundësi për arsye se e kemi dëgjuar diku më parë. Diçka të ngjashme e ka thënë në këngën “Twerkirate” të publikuar muaj më parë Don Phenom. Më saktë, ai thoshte në një pjesë të këngës: “Ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane”.

Ky i fundit duket se nuk ka humbur kohë pasi ka dëgjuar këngën e Noizyt dhe në një postim në Instagram ka përdorur fjalët e idhullit të shumë prej reperave të sotëm – Unikkatilit, për të dhënë mendimin e tij:

“Nëse fjal t’mira najher shkruni, asht kur poi merrni tekstet tona e pak ma ndryshe poi thuni”. – shkruan Don Phenom.

Dihet që ky i fundit ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkojë forcat si me Unikkatilin vetë ashtu dhe me pjestarët e tjerë të TBA. Jo vetëm kaq, po në një postim të radhës ai e vazhdon thumbimin për Noizyn:

“Përshëndes krejt fansat e mi që i kam inspiru me shkru tekste të bukra. Edhe përshëndes krej estradën që ka fillu me ba muzikën sikur Axha. Jeni krejt nipat e mbesat e mi”.

Fansat kanë qenë të ndarë në këtë pikë sepse në komentet në rrjetet sociale shohim që ka nga ata që i japin të drejtë reperit nga Shkodra, si për tekstin ashtu dhe për llojin e muzikës që i është “kopjuar”, ndërsa të tjerë thonë që vetëm një fjali nuk do të thotë që i është “vjedhur” kënga. Gjithsesi, Noizy nuk e ka kthyer një përgjigje dhe në fakt nuk e dimë a do të përfshihet në këtë “debat” apo do zgjedhë të shijojë suksesin e këngës që në pak orë ka marrë diku të gjysmë milioni klikime. /Blitz.al/

Share