Blitz

 Breaking News

Noizy i tha dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm dhe thumbon sërish reperin!

Noizy i tha dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm dhe thumbon sërish reperin!
May 28
17:34 2020

Dasara Karaiskaj, e intervistuar nga Ronaldo Sharka për “Mes Yjesh” në Ora News, ka folur për sherrin e bujshëm me reperin Noizy. Por çfarë ka ndodhur mes tyre, fillimisht po ju shpjegojmë, për ju që ndoshta e keni harruar se si nisi përplasja virtuale:

Në një postim në Instagram, Noizy e quajti gazetaren Dasara Karaiskaj “dhëmbëkalbur”. “Repi në Shqipëri ka ardhur në 2008/2009,” shkruan më pas reperi.

Reagimi i ashpër i Noizy-t lidhet me një intervistë të Karaiskajt për Couleur 3 (radio zviceriane) në lidhje me zhvillimin e muzikës hip-hop në Shqipëri, dokumentar në të cilin foli edhe Stresi, Elgit Doda, Ronaldo Sharka e të tjerë.

Ndër të tjera, ai publikoi edhe një intervistë të saj gjatë vitit 2014/2015, ku Karaiskaj tregon se personazhi që do të donte të intervistonte ishte Noizy.

Sipas Karaiskajt, Mozzik dhe Noizy duhen hedhur në plehra. “Po të duash të përmend dhe emra konkretë, thotë ajo për Couleur3. “Kemi një personazh këtu që quhet Mozzik që do bënim mirë ta merrnim dhe ta hidhnim në një kosh plehrash për reperin që pretendon se bën. Të njëjtën gjë do të thoja edhe për Noizy-n.”

Tani që kanë kaluar disa muaj, Ronaldo e pyeti Dasarën, ku kjo e fundit foli për herë të parë publikisht:

Ronaldo Sharka: Si ndihet një bashkëshort italian, kur sheh që një reper shqiptar me shumë influencë, Noizy i thotë bashkëshortes së tij dhëmbë kalbur. Meqë ra fjala i ke rregulluar dhëmbët?

Dasara Karaiskaj: Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Dhe nga që kisha bërë transplantim, ishte normale që të kisha mishin e dhëmbëve të nxirë, por që nuk më bëhet vonë fare për këtë domethënë!

Ronaldo Sharka: Me Noizyn ke pasur mundësi këto muaj të takohesh, të ka shkruar në Instagram për sqarim?

Dasara Karaiskaj: Jo, nuk ka rendësi, nuk është e nevojshme kam përshtypjen, fare.

Ronaldo Sharka: Ti u mërzite kur pe postimet në Instagram?

Dasara Karaiskaj: Jo, por u habita sepse isha gati për t’u futur në trasmetim, në emision. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt.

E pyetur për Mozzik, Dasara tha sërish të njëjtën gjë, pra që nuk i pëlqen muzika e tyre dhe ka të drejtë të shprehet!

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë!

Share