Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Noizy i kërkon të heqi këngën nga Youtube-i dhe e bën “block”. Seven Saraçi: E dije që ishte hit ndaj erdhe si mysafir, Kiki…

Noizy i kërkon të heqi këngën nga Youtube-i dhe e bën “block”. Seven Saraçi: E dije që ishte hit ndaj erdhe si mysafir, Kiki…
November 30
18:54 2018

Bashkëpunimet mes dy artistëve jo gjithnjë përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Një rast i tillë ka ndodhur mes dy këngëtarëve Noizy dhe Seven Saraçi.

Pak minuta më parë përmes një postimi në Instastory Seven është shprehur se Noizy i ka kërkuar që ai të heqë nga Youtube projektin e tyre “Si me kon zezake” realizuar rreth 4 vite më parë.

Noizy ka qenë i ftuar në këtë bashkëpunim, pra praktikisht kënga është e Saraçit por duket se Noizy nuk dëshiron më që kjo këngë të jetë në qarkullim .

Noizy kërkon të tërheq këngën “Si me kon zezake” para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë block.

Tek kënga “Si me kon zezake” shumë mirë e dimë që vet ti ke dashur të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boom-in. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i nevrikosur?  Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki, lol”, shkruan Seven.

Duket se mes dy çunave paska kontadikta të forta aq sa Noizy ka kërkuar që ky projekt të mos jetë më në Youtube, për një arsye të cilën asnjëri nuk e ka zbuluar. Çfarë të ketë ndodhur vallë? /Blitz.al/


Share