Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy: Getoari si Conchita Wurst! Fitoj më shumë se 15 mijë euro për koncert!

Noizy: Getoari si Conchita Wurst! Fitoj më shumë se 15 mijë euro për koncert!
March 12
11:30 2016

 

Nojzi

 

Ai e merr vëmendjen gjithmonë, qoftë në një koncert përballë mijëra fansave, ashtu edhe kur shfaqet në gazeta apo televizione.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme ne emisionin”Oktapod” të Turjan Hyskës. Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, ka folur gjerësisht për karrierën e tij, albumet, biznesin, miqësitë dhe armiqësitë.
Për admiruesit e tij ka shprehur se albumi i radhës “Zin City” do të dalë në prill dhe do të ketë gjithsej 18 këngë. Pra, mjaftueshëm këngë për të gjithë ata që kanë dashur gjithmonë të kenë një kujtim nga reperi i tyre i preferuar!

Ajo që vlen për t’u përmendur nga fjalët e Noizyt, është mendimi që ka rreth “rivalëve” të ‘Babastars”: “Babastars? Nuk i njoh! Getoari? Kush është, ai që fitoi Eurovizionin?” – tha duke iu referuar fituesit të bujshëm të pak viteve më parë, Conchita Wurst.
E pra, duket se rivaliteti i dy grupeve “OTR” dhe “Babastars” shkon pak më tej të qenit thjesht rivalë në muzikë. Pas kësaj deklarate priten edhe reagimet e “kampit tjetër”, ku siç dihet asnjëherë nuk kanë lënë rast pa u përgjigjur.

Duke vazhduar më tej, Noizy rrëfen detaje edhe për hapjen e biznesit të tij të veshjeve ‘online’ tw quajtur “Illyrian Bloodline, dhe për shumat që fiton nga koncertet.
“Paguhem edhe më shumë se 15 mijë euro për koncert” – shprehet ai, duke e ‘argumentuar’ një shumë të tillë nga fakti se njerëzit shpenzojnë shumë mbrëmjeve për ta ndjekur, gjë që rrjedhimisht sjell edhe shpërblimin me një pagesë të tillë, plotësisht të merituar, sipas tij!

Komento
Shperndaje

0 Comments

No Comments Yet!

There are no comments at the moment, do you want to add one?

Write a comment

Write a Comment