Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Noizy dhe Tayna në të njejtin destinacion! Ç’po ndodh mes tyre?

Noizy dhe Tayna në të njejtin destinacion! Ç’po ndodh mes tyre?
March 15
12:23 2019

Tayna është reperja që shpërtheu gjatë vitit të kaluar në skenën muzikore shqiptare.
Këngët e saj u shndërruan në hite dhe në verën e vitit 2018, ajo ishte shumë e angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Edhe pse karrierën e nisi me një bshkëpunim të sukseshshëm më Don Phenom, dhe po aq i sukseshëm rezultoi dhe ai me Ledri Vulën, fansat kërkojnë me ngulm nga Tayna që të bëjë një këngë me Noizyn.
Mirëpo nëse fansat presin një bashkëpunim të saj me reperin e famshëm, ju themi që ata për momentin janë bashkuar për disa pushime në Tailande.
Kështu të paktën na paraqitet situata nëse i hedhim një sy detajeve të fotove të fundit që të dy ata kanë publikuar në Instagram.
Në llogarinë e tij personale, reperi ka postuar një foto në InstaStory duke zbuluar edhe vendndodhjen: “Phuket, Thailand”.
Ndërkohë, ditën e sotme ,para pak orësh ka qenë Tayna ajo që po ashtu ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, me po të njëjtën vendodhje.
Reperja shfaqet e veshur me bikini duke pozuar në plazhet e bukura Tailandës.
Sigurisht që kur shikon dy artistë të cilët kanë zgjedhur të bëjnë pushime në të njëjtën kohë dhë në të njëjtin destinacion, rrjedhimisht mendja të shkon që ato janë duke i shijuar sëbashku.
Dhe nëso ja “bashkë” si çift, mund të jënë “bashkë” si shokë për të shijuar ca ditë relaksi larg ditëve të vrullshme të punës.
Po nëse janë si shokë, pse eduhet të fshehin praninë e njëri-tjetrit?
Sidoqoftë, ndër gjithë pikëpyetjet që ngrihen në këto raste, nuk përjashtohet mundësia që e gjitha të jetë një rastësi e bukur.
Na mbetet vetëm të presim dhe të mbajmë një sy vigjilent për të kapur të tjera detaje nga postimet e tyre te rradhës.

/Blitz.al/

 

 

Share