Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njësoj si me Nikon, Adela e di se në jetën reale është mallkimi dhe bekimi i mashkullit që ka në krah!

Njësoj si me Nikon, Adela e di se në jetën reale është mallkimi dhe bekimi i mashkullit që ka në krah!
May 27
18:12 2018

 

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për balerinën Adela Lami, e cila ishte e ftuar në “Thumb”, të mos pyetej lidhur me eksperiencën e saj të fundit që ishte “Dancing ëith the Stars” ku ajo kërceu krah Nikos.

Për mikrofonin e Thumb, Adela tregoi se për Nikon, njësoj siç do të jetë edhe për mashkullin që ajo do të ketë në krah një ditë, ajo është “bekimi dhe mallkimi” i tij. Adela këtu iu referua faktit se shumë herë në “Dancing with the stars” juria merrej me perfromancën e saj dhe konkurrentët e tjerë kur bënin debate, i drejtoheshin pikërisht asaj, duke bërë që juria dhe publiku të mendonin disi se vëmendjën në këtë spektakël e mori Adela dhe jo Niko, por nga ana tjetër profesionalizmi i saj dukshëm e rriti Nikon në çdo puntatë.

Adela në fakt, nuk beson se ishte radha e tij për tu eliminuar edhe përse nuk pati qejf të përmendte emra se cilët duhet të ishin eliminuar përpara saj dhe Nikos.

Ndërkohë pyetur nga Thumb se cilën do të zgjidhte, baletin apo politikën, Adela iu përgjigj me shumë sportivitet: “Nuk di të zgjedh, unë dhe mes dy burrave i dua të dy” – është përgjigjur ajo duke qeshur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje