Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një vit pas ndarjes nga jeta, familja e Avicii-t përgatit një surprizë në nder të tij

Një vit pas ndarjes nga jeta, familja e Avicii-t përgatit një surprizë në nder të tij
April 06
12:23 2019

Familja e DJ-it të njohur Avicii, në 1 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, do të publikojë albumin që ai nuk arriti ta përfundojë.

Artisti suedez, i cili kreu vetëvrasje në prill të 2018-ës, ishte duke punuar në atë kohë për një albumin, të quajtur “Tim”, ashtu siç ishte dhe emri i tij i vërtetë ( Tim Bergling). Shumë producentë dhe kompozitorë ishin të ftuar si bashkëpuntorë në këtë album, dhe mendohej se do të ishte një nga projektet më të mira të tij. Në lidhje me këtë flet dhe ky dokumentar i shkurtër në youtube:

 

Pavarësisht suksesit të menjëherëshmë që suedezi pati, që në fillimet e karrierës së tij në 2011-ën, me publikimin e këngëve si “Le7els”, Avicii deklaroi në 2016-ën se nuk do të performonte më live, për shkak të problemeve me shëndetin, të shkaktuara nga stresi apo abuzimi me alkoolin.

Në një dokumentar tjetër, të shfaqur pak kohë më parë “Avicii:True Stories”, artisti tregonte për presionin e madh që kishte, për shkak se duhej të performonte në më shumë se 320 koncerte gjatë vitit. Në këtë dokumentar, ai flet dhe për përdorimin e alkoolit si një mjet që e ndihmonte të dilte në skenë. Kjo gjë sipas tij i jepte një dorë që të hiqte ankthin dhe stresin.

Avicii bëri një pasuri të vërtetë gjatë karrierës relativisht të  shkrutër që pati, duke bërë më shumë se 28 milionë dollarë vetëm në 2014-ën. Në atë kohë ai paguhej më shumë se 250 mijë dollarë për koncert. Megjithatë kjo kurrë nuk ishte një arritje për DJ-in, sepse siç shprehej ai: “Në momentin që fillova të bëja para, kuptova sa nuk ja kam nevojën.” Madje një herë, ai dhuroi 1 milionë dollarë, fitimet që bëri nga një koncert, për bamirësi në organizatën “Feeding America”. Talenti i tij u shpërblye me marrjen e disa çmime në MTV Music Awards, Billboard Music Awards dhe me nominimin për dy çmime Grammy. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje