Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një unazë në dorën e Kylie-t! Çfarë po ndodh me çiftin?

July 10
11:11 2016

Një post në Instagram-in e Kylie Jenner i ka bërë fansat e saj të aludojnë se mes saj dhe Tyga-s po ndodh më shumë se një rikthim.

Këtë herë duket se gjërat janë bërë serioze pasi në foton e fundit ajo shfaqet me një unazë diamanti në gishtin e unazës. Mbajtja e një aksesori të tillë dhe  postimi vetëm një ditë pas një fotografie ku Kylie shfaqej krah të dashurit të saj, Tyga, padyshim që janë të diskutueshme.  Pavarësisht kësaj thuhet se Jenner  ka një zakon të saj që vazhdimisht i referohet Tyga-s   si bashkëshort , edhe pse  ligjërisht nuk janë të martuar. Në fakt, Kylie mund të jetë duke e përdorur këtë unazë edhe si një aksesor, edhe pse gjërat mund të jenë më serioze mes tyre.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim një konfirmim ose jo nga ana e çiftit nëse bëhet fjalë për një dasmë  në sfond.

Shperndaje