Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në burgun e Greqisë, ja dyshimet e para

Një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në burgun e Greqisë, ja dyshimet e para
January 27
18:30 2019

Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë të burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj.

Nga të dhënat e para  mësohet se behët fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i vdekur të dielën në qelinë  e burgut.

Dëshmia e parë çon në përfundimin se vdekja e 33-vjeçarit erdhi nga droga. Megjithatë, arsyeja përfundimtare është ekspertiza mjeko – ligjore që do të zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit. Autoritet greke ndërkohë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë./Blitz.al/

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje