Blitz

 Breaking News

Një tjetër prezantuese heq dorë nga “Sanremo”…

Një tjetër prezantuese heq dorë nga “Sanremo”…
January 24
15:11 2020

 

Janë plot 10 vajza shumë  bukura, ndër to dhe Alketa Vejsiu që do të shoqërojnë në skenë Amadeus, prezantues i njohur në ekranin e vendit fqinj në festivalin prestigjoz Sanremo. Këtë vit Sanremo po komentohet shumë sidomos për pjesëmarrjen e figurave femërore në këtë festival.

Pak ditë më parë u tha se edhe Monica Bellucci hoqi dorë nga “Sanremo”. Duket se një tjetër situatë është përsëritur! Arsyeja e largimit të një prej bashkëprezantueseve të Amadeus mendohet të jetë pagesa.

Referuar të përditshmes italiane “Il Giornale” thuhet se prezantuesi kryesor, njëkohësisht edhe drejtori artistik i këtij edicioni: Amadeus mund të paguhet në vlerën 500.000-600.000 euro.

Përsa i përket  prezantueseve të njohura mendohet se një pjesë e mirë e tyre do të paguhen me 20.000-25.000 euro dhe këtu e kemi fjalën për emrat si: Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu, Sabrina Salerno, Diletta Leotta dhe Francesca Sofia. Prezantuesja italaine Antonella Clerici mund të marrë dyfishin e shumës, ndërsa nuk dihet se sa do të jetë pagesa për ikonën e ekranit italian, Mara Venier.

Giorgina Rodriguez thuhet se ka ngelur e pakënaqur nga kjo shifër dhe është shprehur se nuk i mjaftojnë 20-25 mijë euro që do i paguajë “Sanremo”, prandaj dëshiron një pagë më të lartë.

Modelja ka kërkuar nga drejtuesit 140 mijë euro, shifër kjo shumë më e lartë nga sa i është përcaktuar.

Share