Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër mister në SnapChat-in e Encës

August 26
19:08 2016

...

 

 

Nëse ka një vend ku Enca nuk do të mungojë kurrë, ai është SnapChat-i.

Pak ditë më parë ajo “trazoi” rrjetin duke postuar një foto, ku në pamje të parë dukej sikur po puthej me të dashurin, por që rezultoi të ishte mikesha e saj me partnerin.

Këtë herë, ajo ka lënë pas dorë postimet romantike, të cilat ishin për këngën e saj më të re, siç tregoi për Blitz.al, e ka filluar të postojë fjali që të lënë përshtypjen se dikush e ka mërzitur Encën.

“Mos besoni çfarëdolloj gjepurash që ata shkruajnë për mua”, – shkruan këngëtarja 20 vjeçare në SnapChat.

Nga ana tjetër, në një postim të dytë Enca shkruan: “Sa për informacionin tuaj, çdo urrejtje dhe negativiteti në profilet e mia në rrjetet/jetën sociale do të ndalohet”

Postim i fundit është bërë para disa minutash , në të cilin shkruhet: “Ka një vend special në Ferr për ato vajza që përpiqen të ulin vajzat e tjera”. Dhe në fund, ajo ka vendosur një emoji ku tregon gishtin e mesit.

Nuk e dimë nëse Enca është mërzitur me mediat apo me persona konkretë sepse edhe këto postime, këngëtarja e “Bow Down” ka vendosur t’i lërë nën hijen e misterit, pa thënë asgjë më tepër. Ndoshta, postimet e rradhës apo publikimi i këngës së shumëpritur do të zgjidhë edhe “puzzle”-in e SnapChat-it.

Komento
Shperndaje