Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një sfidë e re për personazhet e njohur shqiptarë, Tayna i bashkohet e para!

Një sfidë e re për personazhet e njohur shqiptarë, Tayna i bashkohet e para!
March 07
22:08 2019

Rrjeti është gjithnjë i mbushur me sfida, të frikshme apo për të qeshur. Këtë herë, një e tillë është nisur dhe për personazhet shqiptarë, por në thelb ka një qëllim të mirë.

Ka qenë Burim Ademi, i cili 5 ditë më parë postoi në Instagram një foto ku nën të shkruante:

“Challënge #tindihmojmtëvarfurit. Të nominuarit janë Capital T, Tayna, Gjiko, Ledri Vula, Mozzik… Mundeni me bo secili këtë Challenge dhe me nominu kë ju doni… Qëllimi i kësaj osht që sa ma shumë të ndihmojmë me aq mundësi sa kemi të gjithë ata që nuk i kanë mundësitë. Për ne kushton pak, po për dikon gëzim i madh… Me respekt Burimi.”

Pra, bëhet fjalë për një nismë bamirësie, ku personazhet e njohur të ndihmojnë një person në nevojë sipas mënyrës së tyre dhe ta postojnë në rrjete sociale, duke nominuar të tjerë dhe kështu të përhapet gjerësisht.

Nga të nominuarit, ka qenë Tayna ajo që e ka pranuar ditën e sotme.

Kurrë nuk kom pas dëshirë m‘i bo publike ndihmat që i kom bo,po meqë u krijua ky challenge atëherë mendoj se mesazhi që përcjell mund të influencoj edhe njerzit e tjerë që kanë mundësi sado pak të beënë një gjë të tillë. Ndihmo jo vetëm tani me rastin e sfidës,por sa herë të mundesh! ❤️ Nominoj të gjitha rap-artistet e tjera✌🏼”- shkruan ajo krahë fotos.

Shpesh personazhet publikë bëjnë bamirësi, por zgjedhin të mos i bëjnë publike. Ndërsa të tjerë si Capital T me shumë kënaqësi tregojnë për aktet e tyre humane. Presim që sa më shumë, personazhë të njohur apo të jetës së përditshme, të bëhen pjesë e “sfidës” çdo ditë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje