Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një projekt i ri televiziv për Arbana Osmanin?

April 07
14:32 2016

arbana

Paraditen e sotme, moderatorja, Arbana Osmani, ka postuar një foto  në instagram me dy bashkëpuntorë të programeve më të rëndësishëm në Top Channel. Renisa Shabani, aktualisht autore e “Në shtëpinë tonë” dhe regjisori Ergys Lubonja shfaqen së bashku me Arbanën në këtë takim miqësor por që lidhet edhe me punën.

“ Puna mund të jetë edhe qejf”,  siç e cilëson edhe vetë moderatorja në përshkrimin e fotos, na shtyn të hedhim hipotezën se Arbana mund të jetë duke punuar rreth një projekti të ri televiziv.

Arbana është një personazh i dashur për publikun, e pas përfundimit të “Në një javë” dicka e re do i pëlqente shumë atyre që e ndjekin jo vetëm në rrjetet sociale. Pak kohë më parë ajo deklaroi që do të jetë prezantuesja e “Big Brother Albania ” por duke qënë se ka ende kohë deri në fillimin e edicionit të 9-të të këtij reality show, na mbetet të shpresojmë që një projekt i ri televiziv ka bashkuar Arbana Osmanin, Ergys Lubonjën dhe Renisa Shabanin.

Shperndaje