Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një film për Princ Harryn dhe Meghan Markle, zbulohen aktorët që do të jenë në rolet e tyre

Një film për Princ Harryn dhe Meghan Markle, zbulohen aktorët që do të jenë në rolet e tyre
February 06
17:50 2018

Princi Harry dhe Meghan Markle janë për momentin çifti më i përfolur. Ata pasi shpallën fejesën 3 muaj më parë kanë bërë planet edhe për dasmën e tyre.

Por tashmë për ta po xhirohet edhe një film. Sipas Lifetime për çiftin do të bëhet një film për television, me titull: “Harry & Meghan, A Royal Romance.

Filmi do të tregojë jetën e të rinjëve si dhe takimin e parë dhe gjithë vëmendjen mediatike që ata po marrin. Sigurisht nuk do të harrohet edhe jeta e Meghan si një aktore amerikane e divorcuar.

Gjithashtu janë zbuluar edhe aktorët që do të jenë në rolër kryesore. Në rolin e Meghan Markle do të jetë Fitz-Henley, ndërsa në rolin e Princ Harry-t do të jetë Murray Fraser.

Filmi do të publikohet në pranverë dhe pritet që të ketë  tepër sukses  pasi interesi për Harryn dhe Meghan është i madh. /Blitz.al/

Shperndaje