Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nicki Minaj akuzohet nga ish-i dashuri saj: “Të kujtohet kur gati sa s’më vrave me thikë?”

Nicki Minaj akuzohet nga ish-i dashuri saj: “Të kujtohet kur gati sa s’më vrave me thikë?”
August 16
15:51 2018

Nicki Minaj ditët e fundit po përballet me një akuzë aspak të këndshme nga ish i dashuri i saj.

Safaree Samuels ka akuzuar reperen se kjo e fundit ka dashur ta “therrë” me thikë. “Të mbahet mend nata kur më preve me thikë dhe pothuajse vdiqa. Policia dhe ambulanca më dërguan me barelë në spital. M’u desh të gënjeja dhe t’i thoja që u përpoqa të vrisja veten që të mos të fusnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsëriten është koha të largohesh,”-shkruajti ai në një postim në Twitter, duke shtuar: “Ti e di se nuk të urrej sepse tani jam i lumtur me veten time.”

Por Nicki i përgënjeshtroi këto akuza: “Perëndia do të godasë më shumë për gënjeshtrat. Mjaft the se more gjërat dhe u largove.” –është shprehur këngëtarja.

Pak kohë më parë gjatë një interviste të dhënë, Nicki Minaj akuzoi Samuels se i vodhi kartat e kreditit për të paguar prostituta gjatë lidhjes së tyre. Samuels i mohoi të dy akuzat në Twitter.

Një tjetër akuzë e Minaj ndaj Samules ka qenë në lidhje me tekstet e saj muzikore. Këngëtarja është ankuar se ish i dashuri i saj ka pohuar se ka qenë pikërisht ai që i ka shkruar tekstet e këngëve të Nickit. “Ju nuk e dini atë që më ka bërë për mua. Kjo nuk ju jep të drejtën të gënjeni për aftësinë e dikujt tjetër vetëm sepse e dini se është grua dhe njerëzit do të besojnë,”- shkruan ajo.

Por Samuels edhe këtë akuzë e mohoi përsëri nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruante “Sa herë e kam thënë që unë kurrë nuk kam shkruar materialet e tua? Askush nuk flet më për këtë.”

Mesa duket, akuzat e ciftit kundër njeri-tjetrit nuk paskan të mbaruar! /Blitz.al/

Share