Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ngjarje horror në Angli, 39 persona gjenden pa jetë brenda një kamioni. Nuk identifikohen dot viktimat

Ngjarje horror në Angli, 39 persona gjenden pa jetë brenda një kamioni. Nuk identifikohen dot viktimat
October 23
14:43 2019

Një ngjarje horror ka ndodhur në qytetin Essex në Angli. Mediat britanike raportojnë se 39 persona janë gjetur të vdekur brendanë një kamion. Policia britanike raporton se ka arrestuar shoferin i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Burimet paraprake raportojnë për mediat vendase se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, ndërsa në të ndodheshin 39 persona, 38 të rritur dhe një adoleshent. Policia ka ngritur një qendër të posaçme për të pranuar telefonata nga shtetasit britanikë, por edhe nga të huajt.

Autoritetet po hasin vështirësi në identifikimin e viktimave. Mediat angleze bëjnë publike numrat e kontaktit të vënë në dispozicion nga Policia e Esexx.

Kamioni i nisur nga Bullgaria hyri në Britaninë e Madhe nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet. Zona në të cilën ndodhi tragjedia është populluar kryesisht nga emigrantë të ardhur nga Bangladeshi, por autoritete nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë dhe që në fillim paralajmëruan se puna për të identifikuar viktimat do të jetë shumë e vështirë.

Policia menjëherë pas ngjarjes arrestoi shoferin e kamionit. Ai është nga Irlanda e Veriut, ndërsa në mesin e viktimave u raportua se ishte dhe një adoleshent.

Share