Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ngec” divorci. Brad Pitt kërkon kujdestarinë fizike dhe ligjore të 6 fëmijëve me Jolie-n

“Ngec” divorci. Brad Pitt kërkon kujdestarinë fizike dhe ligjore të 6 fëmijëve me Jolie-n
November 05
12:11 2016

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt do të kërkojë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të 6 fëmijëve të tyre.

Kërkesa e tij ndryshon nga ajo e Jolie, e cila më 19 shtatorin e kaluar kërkoi kujdestarinë e plotë për vete, me disa të drejta vizite të përfshira për ish-bashkëshortin e saj.

Është pikërisht  kujdestaria e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne një nga çështjet për të cilat dyshja hollivudiane ka ngecur në negociatat e divorcit për disa javë rresht.

“Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për Angelinën. Ajo ka ndenjur në shtëpi çdo ditë duke i ndihmuar, duke i mbështetur dhe ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, edhe punën”, – shprehet një burim shumë afër aktores.

Pavarësisht kësaj, është Pitt ai që insiston se është e drejta e tij për t’u kujdesur për fëmijët njësoj si Angelina, gjë që i ka lënë gjërat ende pezull, situatë e cila përkthehet si e trishtë nga njerëz që qëndrojnë afër 2 aktorëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje