Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga të gjitha këngët e saj, kjo është e preferuara e Aurela Gaçes

Nga të gjitha këngët e saj, kjo është e preferuara e Aurela Gaçes
October 21
16:04 2019

Me një karrierë të gjatë në muzikën shqiptare, Aurela Gaçe i ka dhënë popullit shqiptar këngë shumë të bukura të cilat i kanë rezistuar viteve, kohës dhe këndohen me aq pasion njësoj sikur të ishin hite të momentit.

Shpesh thonë se artistët i kanë këngët si fëmijët, apo si gishtat e dorës pra nuk mund t’i ndajnë nga njëri-tjetri. Megjithatê Aurela mund të veçojë njërën prej tyre duke e quajtur “këngë shpirti”.

Në një postim në Instagram, Aurela shkruan se kënga “Tranzit” që mban autorësinë e të ndjerit Dr. Flori është një nga të veçantat e karrierës së saj. Kënga flet për një atdhetar të mbetur në tranzit, i dyjëzuar të rrijë apo të ikë nga vendi i tij dhe nga njerëzit që e kanë zhgênjyer, por që shpreson që të mund t’i thotë fëmijës së tij se të ardhmen mund ta ketë në vendin e tij të lindjes.

Gaçe e ka regjistruar klipin e kësaj këngë në muajt e fundit të shtatzanisë së parë, pak përpara se të sillte në jetë Grace-in. Vetë Aurela edhe ose teksti është shkruar nga Dr. Flori, e ka provuar historinë e kësaj kënge, kjo sepse dikur ka emigruar në Amerikë.  Vetë ajo shprehet se kjo këngë është frymëzuar prej asaj kohe edhe pse domethënia dhe ndjesia vazhdojnë të jenë aktuale ende. /Blitz.al/

 

Share