Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga rrëzimet në skenë deri tek shtatzënitë, momentet që do të mbahen mend gjithmonë nga “Kënga Magjike”!

Nga rrëzimet në skenë deri tek shtatzënitë, momentet që do të mbahen mend gjithmonë nga “Kënga Magjike”!
November 28
19:02 2018

Ashtu siç ka shumë këngë që arrijnë t’i mbijetojnë kohës, ka edhe ngjarje të rëndësishme që të ngelen në mendje. Tema kryesore e muajit është “Kënga Magjike” , festivali i cili javën e ardhshme do të mbajë netët finale dhe gjysmëfinale. E ndërkohë që faza e parë e konkurrimit ende nuk ka mbaruar, përse mos të kujtojmë pak ngjarjet që na kanë mbetur në mendjet nga 19-vitet e kaluara të këtij festivali. Le ti lëmë pas për një moment këngët e të merremi me situatat.

Një nga çuditë që do të mbahen mend nga “Kënga Magjike” në vite është votimi i Kurunit, këngëtari i cili duket se prej vitesh kishte zgjedhur që të votonte jo emrat në festival por këngët që i pëlqenin më shumë. Ai ishte votuesi i fundit dhe surpriza e produksionit në një farë mënyre për ti lënë dy pretendentët pë çmimin e parë në ethe.

Përballja në pikë mes Anxhelës dhe Elhaidës vitin e kaluar ishte mjaft e fortë dhe fitorja u përmbyll me një diferencë të vogël. Votimi i fundit në rradhë i cili vendosi në një farë mënyre edhe fitoren e Anxhelës u diskutua gjatë dhe shumë këngëtarë e kritikuan Franc Kurunin (pikët e të cilit u dhanë të fundit në rradhë) që nuk i kishte dhënë pikë Elhaida Danit.

Franc Kuruni 

Bleona Qereti

E mbani mend pjesëmarrjen e Bleona Qeretit në “Kënga Magjike 2005” me këngën “Sdua”? Një ndjekës besnik i festivalit vështirë se e harron momentin kur këngëtarja u zhyt  e veshur me fustanin e bardhë siç ishte në shatërvanin e improvizuar brenda skenës. Bleona njihet si një nga figurat që bën show e guxon me performancat  e saj por kjo mund të quhet një nga kujtimet që ajo na ka lënë nga pjesëmarrja e saj në këtë festival.

Adelina Ismaili

Performanca e Adelina Ismailit në “Kënga Magjike 2009” është padiskutim një nga gjërat që nuk mund të mungonte në këtë listë. Interpretimi i saj në skenë është marrë shpeshherë si një shembull për t’u imituar në konkurse të ndyrshme, një prej tyre dhe “Your Face Sounds Familiar” pasi Adelina ka qenë ndër këngëtaret që me të vërtetë e pushtonte tërësisht skenën. Një sy i vëmendshëm me siguri e ka vënë re momentin kur Adelina rrëzohet në skenë gjatë performancës edhe pse në dukje e realizoi sikur ishte pjesë e koreografisë së saj.

 

Flori ft Soni

“Hajde shpirt të shkojmë 12” ishin këto fjalët e Florit në momentin kur Arditi i kërkoi atij dhe Sonit të putheshin në skenë. Në atëkohë ata ishin bashkë e konkurronin të dy me një nga baladat më të bukura që mund të jenë prezantuar në “Kënga Magjike”,  “Fluturimi 3470”.  “Si 3 me 9 janë akrepat e orës..” ishte kjo një nga frazat që thuhej në tekst nisur nga të cilat ata shkëmbyen edhe një puthje për herë të parë publikisht në Pallatin e Kongreseve.

Gymyshi

E mbani mend ardhjen e aktores Songul Oden ose Gymyshit të famshëm në “Kënga Magjike 2011”? Mund të themi se ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme për popullin shqiptar i cili në atë kohë ishte fiksuar me Gymyshin dhe Mehmetin dy personazhet kryesorë të serialit turk. Edhe pse Songul tha vetëm dy fjalë në skenë sërish shqiptarët e dashuruan në ato tre ditë të sajat në Shqipëri.

Gaetano Kastelli

Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush është Gaetano Kastelli. Pa frikë mund të quhet një personazh tashmë i cili luan një rol të rëndësishëm në “Kënga Magjike”, si skenograf i arenës së festivalit. Tashmë është kthyer në një zakon të përvitshëm  alenderimi i tij ose thënë më ndryshe ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i Gjebreas aq sa na duket sikur diçka mungon nëse ai nuk e përmend  gjatë festivalit.

Klajdi dhe Bruno

Le t’u rikthehemi edhe njëherë pikëve të dhëna në “Kënga Magjike” konkretisht në vitin 2015. Tre nga anëtarët e labelit ThreeDots, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno konkurruan me këngë të veçanta. Klajdi dhe Bruno e vlerësuan me 0 pikë këngën “Me fjalë të vogla” të Florit ndërsa njëri-tjetrin i dhanë nga 24 pikë.

Dj Sardi

Padiskutim një nga gjërat që do të mbahet mend prej vitit të kaluar është e qeshura fiksuese e DJ Sardit në momentin kur në skenë u ngjitën “Insta Girls”  personazhet e interpretuara nga Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Jonida Maliqi dhe Tuna Sejdi

Jonida Maliqi dhe Tuna Sejdi kanë një kujtim shumë të bukur nga “Kënga Magjike”, të dyja kanë kënduar në skenë shtatzëna. “Thesa pa emër” dhe “Duam” janë dy nga këngët më të çmuara për këto këngëtare duke qenë se padiskutim mbartin një emocion të veçantë. /Blitz.al/

Ermal Mamaqi 

E mbani mend Ermal Mamaqin në Kënga Magjike 2011? Ai bëri një (jo) falenderim tejet interesant në momentin që fitoi kupën si kënga “Best dance” .

“Unë do bëj një skandal sot. Unë për këtë çmimin nuk kam pse falenderoj ty Ardit. Jo seriozisht se unë erdha me forcat e mia këtu. Ti ke bërë këtë festivalin, shumë mirë por unë kam ardhur me forcat e mia.  Aq më tepër nuk kam pse t’ju falenderoj juve këtu se shumica prej jush patjetër ka ardhur me ftesa, as biletën s’keni pagu. Pastaj pse duhet t’ju falenderoj se po shihni shoë, faleminderit që po kënaqeni? Edhe pë rata që realizuan këngën time nuk kam pse I falenderoj se I kam paguar të gjithë një më një. Dhe meqë është dhe kryeministri këtu I kam paguar me gjithë Tvsh. Këhstu që kaq për falenderimet. Po vija isha tek rruga para  Kryeministrisë, ishte nëj trotuar isha vetëm në rrugë çuditërisht u përballa me një plakë përballë meje. Ecëm përballë kur një moment më gjuan me çantë kokës. Ua I thashë nëna ç;ate? Turp të të vijë tha. Tit ha që dole me ato brekët nëpërkëmbë që nxorre pantallonat I ule deri poshtë. Nëna më ngatëroon I thashë nuk jam unë. Ti je tha a je Noizy ti? Jo moj nëna e ngatërron I thashë unë jam Albërie Hadërgjonaj. “,- ka thënë Ermali me humor, I fiksuar ky si një nga falenderimet më interesante të bëra në “Kënga Magjike”.

Komento
Shperndaje