Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga pëlqimet te prapësitë, Jennifer Lopez intervistohet nga fëmijët e saj

Nga pëlqimet te prapësitë, Jennifer Lopez intervistohet nga fëmijët e saj
April 30
20:03 2019

Jennifer Lopez është një ndër personazhet, intervistat e së cilës gjithnjë dëgjohen me kënaqësi. Por e radhës është tej mase e veçantë. Ajo ka publikuar në Youtube një bisedë me intervistuesit e saj të vegjël, binjakët Emme dhe Max.

Max: Kur ishe mosha ime, cili ka qenë telashi më i madh në të cilin je futur?
“Unë futesha në telashë gjithë kohën.”- shprehet J Lo dhe më pas tregon historinë si dilte fshehurazi nga shtëpia.

E pyetur nga Emme nëse ishte e preferuara e Lopez, këngëtarja është shprehur se nuk ka një të preferuar sepse nuk mund t’i veçoj dhe i do të dy.

Por si është të jesh mama?

“Nuk mund ta imagjinosh si është të jesh mama derisa bëhesh mama. I jepja miqve të mi që kanë fëmijë këshilla gjithë kohën dhe ata më shihnin sikur kisha tri kokë. Dhe pastaj, kur ju linda ju të dy, minutën që ju linda, sinqerisht i kërkova falje të gjithë miqve.

Po për pëlqimet e saj të para?

“Kur isha në klasë të tretë, pëlqeja një djalë…ishte shumë i lezetshëm dhe kishte një hundë ta madhe. I jepte biçikletës pranë rrugicës sime dhe thjesht isha e dashuruar me të. Por kjo nuk do të thotë që ju djema, të keni pëlqime, e keni parasysh. Jemi mirë pa fiksime, për ca kohë.”- ka përfunduar Jennifer.

Për ta ndjekur të plotë, një ndër intervistat më të këndshme, e gjeni në videon e mëposhtme./Blitz.al/

Share