Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga “lufta” e çunave te “lufta” e gocave: Kush është “Mami” e industrisë muzikore shqiptare?

Nga “lufta” e çunave te “lufta” e gocave: Kush është “Mami” e industrisë muzikore shqiptare?
October 03
19:00 2018

E mbani mend kur para ca kohësh çdo gjë ishte më e thjeshtë, kishim sherret e zakonshme midis çunave reperë. Fillimisht kur Noizy doli në skenë, siç bëjnë gjithë reperat e rinj, “nisi sherr” me më të fortin pra Unikkatilin. Kështu OTR dhe TBA ishin kundër për njëfarë kohe, thumbimet dhe tekstet provokative çuan nga njëri diss në tjetrin derisa gjërat sikur u qetësuan. Pastaj filloi lufta mes tij dhe Stresit, që me thën të drejtën ishte dhe më e rëndë dhe kulmoi me përplajse të grupeve të tyre respektive. Kjo solli që të paktën për sytë e publikut lufta të qetësoj për ca kohë edhe pse në të vërtet disset apo rrjeshtat kundër njëri tjetrit vazhdojë ende. As përplasjen OTR-BABASTARS nuk e harrojmë, e cila çoi dy herë në përplasje fizike mes labelave muzikor, me sherrin e fundit dy vite më parë kur Noizy dhe Varrosi mbetën të plagosur. Sigurisht që “kunjat” dhe konkurenca kush ka më shumë lekë dhe famë vazhdon por në mënyrë të heshtur, madje ndonjëherë e harrojmë që janë kundër njëri tjetrit. Kujtojmë që dy ish rivalë Noizy dhe Ledri lanë mënjane diferencat dhe bashkëpunuan më herët këtë vit.

Edhe me futjen e grupeve të reja si Hellalbanianz, edhe me rikthimin e Dudës në industrinë e muzikës sërish lufta midis reperave duket sikur ose është lënë pezull ose secili është duke u kujdesur për karrierën dhe bizneset personale në mënyrë të kujdesshme pa u përfshirë në përplasje. Ndoshta kjo është hera e parë që nga fillimi karrierës që Noizy nuk ka “beef” me asnjë, përveç vetes së vet dmth. Nuk po përmendim këtu atë episodin e Real One dhe DJ Blunt me Redbox, e kuptoni vetë pse. Epo mesa duket gocat gangstere të industrisë duke parë sa të qeta ishin gjërat vendosën të ndërhynin dhe kanë filluar një luftë “të përgjakshme” për titullin si më e mira. “Mami” e repit shqiptar në kohët kur çunat zotëronin skenat e “skandaleve” ka qenë Mc Mimo edhe pse për një periudhë shumë të shkurtër dhe Crazy Girl nga ana tjetër e kufirit, sidomos me bashkëpunimet me G Banin. Por karriera e tyre si repere apo artiste të hip hopit nuk zgjati dhe vëndi ishte lënë pezull deri më sot ku kemi disa konkurente.

Përpara verës që lamë pas ishte Rina e cila e nxitur dhe nga shtëpia e saj diskografike dhe bashkëpuntori Fero bëri kalimin nga këngëtare e muzikës pop dhe baladave në repere. Sigurisht ky kalim nuk ka qenë I rastësishëm sepse talenti i saj është I dukshëm por kënga e saj e parë “S’ka konkurencë” nuk bëri gjë tjetër veçse i shtoi konkurencën. Shumë shpejtë ishte Melinda Ademi që vendosi të na njihte me talentin e saj në rep, në bashkëpunim me Seven. “Lulija” e saj rezultoi shumë e suksesshme por që nuk pati një këngë pasuese të paktën deri tani. Nuk mund të thuhet e njejta gjë për konkurenten numër 3 për fronin, Taynën. Me strategji të njejtë, ajo zgjodhi bashkëpunimin me Don Phenom “Columbiana” për të dalë në treg dhe u bë aq e njohur sa filluan ta ftonin në koncerte vetëm me një këngë. Ndryshe nga dy të parat Tayna na u prezantua si repere që në fillim , madje dhe në ca covera që kishte nxjerrë në youtube përpara famës këndonte po në këtë zhanër. Dhe në fakt lufta gjatë gjithë verës vazhdoi midis Taynës dhe Rinës, madje “who’s ur mommy” u bë simboli i konkurencës mes tyre.

Sigurisht që “lufta” nuk mund të mbetej vetëm me 2 kundërshtare sepse do ishte e mërzitshme, prandaj Fifi u fut në lojë. Kujtojmë që këngëtarja e cila në fakt mund të këndojë në çdo lloj zhanri që ekziston fillimisht është prezantuar si repere. Më pas bëri një kapërcim ku solli balada apo këngë më të qeta por herë pas here shfaqte aftësitë në hip hop. Derisa vendosi të rikthehej sërish plotësisht, kësaj rradhe si “Shote Galica” e këtij shekulli dhe ti bëntë një super diss të themi të vërtetën Taynës, Rinës dhe çdo vajze që kishte prekur mikorofon me dorë këto kohët e fundit. E fundit që do kurorën e “Mamit” është Arta Memedi por sinqerisht krahasuar me vajzat e tjera, duhet të punojë akoma më shumë që të mund të mbajë ritmin me to. Madje projekti I saj “Kleoarta” detyroi Tanyën ta quante veten “Njerka”. E kështu ditë pas dite janë duke u shtuar vajzat që dinë të bëjnë rima dhe rrjeshta, të cilat ata përtej oqeanit do I thonin “fire”. Po të gjykojmë drejtë deri tani Tayna nga të gjitha është një hap përpara sepse e provoi veten në bashkëpunim, vetëm, së fundmi në një këngë dashurie, madje dhe në fresstyle, e gjitha në rep. Por nuk mund ta mohojmë talentin e Rinës e cila besojmë se do e vazhdojë këtë lojë, gjitashtu dhe eksperiencën e Fifit, sidomos në krijimin e teksteve.

Thënë kjo, çuna e dimë që jeni rritur, fejuar, martuar, keni halle shtëpie dhe biznesesh po nëse ndonjëri e ka me qef të na kthejë pak shijen e repit të vërtetë, atij ku luftohet për një gjë, mirë do ishte. Nuk është nevoja të dilni rrugëve me armë por ca rrjeshta dhe flow se kush është “baba” ose “mbreti” edhe mund të na i sillni. Apo doni të besojmë që vajzat janë më të mira edhe në rep tani, e vetmja gjë që ju kishte mbetur. Meqë ra fjala kush besoni ju që është “Mami”? /Blitz.al/

Share