Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga kapuçi i hajdutit te kostumi i politikanit, Bes Kallaku tregon detaje nga filmi “Falco”

Nga kapuçi i hajdutit te kostumi i politikanit, Bes Kallaku tregon detaje nga filmi “Falco”
November 15
10:13 2019

Aktori i njohur dhe producenti i filmit ‘Falco’, Besart Kallaku në një intervistë ekskluzive për RTV Ora prezantoi historinë e filmit të tij.

Besi tregon se në film marrin pjesë emra të njohur për publikun shqiptar si Bleona Qereti dhe Arben Derhemi. Ai tregon se filmi është një pasqyrë e realitetit shqiptar në vitet e fundi dhe pjesë e tij është dalja e opozitës nga Kuvendi.

Besi tregoi se filmi është një pasqyrë e realitetit shqiptar në vitet e fundit dhe pjesë e tij është dalja e opozitës nga Kuvendi. E pra, subjekti i tij është i njohur për të gjithë shqiptarët, por këtë herë është i shoqëruar me humor.

Bes Kallaku: PPA- Partia Para Albania, e ka nismën nga para Laçi. 

Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Vjen në mënyrën më komike të mundshme dhe e kemi sjellë aq bukur saç dinë ta pasqyrojnë artistët. 

‘Falco’ punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen. Filmi nis fill pasi opozita ka dorëzuar mandatet e deputetit. 

Duke pasur kohën e mjaftueshme futa faktin që opozita dorëzoi mandatin. Unë si i 5 në listën e Lezhës më takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkoj dhe vesh kostumin e politikanit.

Bes Kallaku njofton se premiera e filmit do të jetë në datën 20 nëntor.

Share