Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nga albumi i ri te suksesi në biznes: Rihanna tregon gjithçka në intervistën e fundit

Nga albumi i ri te suksesi në biznes: Rihanna tregon gjithçka në intervistën e fundit
May 20
15:29 2019

Rihanna ndonëse ka pasur një shkëputje nga muzika, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në bizneset e saj të modës. Së fundmi ajo u kthye në gruan e parë me ngjyrë që bashkëpunon me një markë luksoze mode siç është ajo e LVMH në Paris. Dhe për herë të parë, ajo ka folur për linjën e saj të veshjeve, të ardhmen e modës dhe albumin e ri në një intervistë për New York Times.

Si erdhi bashkëpunimi me LVMH?

“Kam evoluar ngadalë përgjatë botës së modës. Si fillim, duke e veshur atë, duke e blerë, duke u dalluar për stilin tim dhe më pas duke bashkëpunuar me markat e ndryshme. Asnjëherë nuk doja thjesht të vendosja emrin tim mbi diçka dhe të shisja licencën. Jam shumë e përfshirë, prandaj doja ta merrja me ngadalë dhe të fitoja respekt si dizajner. Kisha një kontakt me ta pas fushatës së Versailles dhe linjës së makijazhit, kështu që ata e zgjeruan ofertën e tyre dhe nuk e mendova dy herë sepse LVMH është një makinë. Bernard Arnault ishte shumë entuziast, ai më besoi mua dhe vizionin tim.”

Rihanna gjithashtu tregon se derisa asistentja e saj i tregoi, ajo nuk e dinte se ishte gruaja e parë me ngjyrë për këtë arritje. Ndërkohë përsa i përket linjës së saj “Fenty” ajo ka treguar se përdor veten si muzë. “Tuta me perla ose një xhaketë mashkullore xhins me korse. Mendoj se jetojmë në një botë ku të gjithë po përqafojnë çdo grimcë që janë.”

Por pse vendosi ta quajë “Fenty” pra mbiemrin e saj dhe jo thjesht “Rihanna” si shumë personazhë të tjerë të njohur?

“Kisha frikë të futesha në gjithë botën e makijazhit të personazheve të njohur. Shihja marka si Hilary Duff dhe Hannah Montana që kishin shumë sukses, por erdhi një pikë që ishin kaq të mbingarkuar në treg sa i dobësonte markat e tyre personale. Më bëri të mendoj “Nuk do e bëj këtë, pasi humb respekt dhe besueshmëri”, kështu që çdo bashkëpunim që bëra jashtë muzikën, përdora emrin Fenty në mënyrë që mos të kishit pse të dëgjonit “Rihanna” çdo herë që shihnit diçka që unë bëja. Kështu, Rihanna qëndroi në muzikë, si person. Ndërsa markat e tjera quhen Fenty.”

Dhe në biznesin e saj ka vend për të gjithë të rinjtë, mjafton pasioni: “Edhe nëse nuk ke dizenjuar diçka në jetë, mund të kesh shije të pakrahasueshme: mirëpres vizionin e çdokujt sepse kjo duhet. Nuk mund të mendoj që i di të gjitha.”

Ndërkohë ajo ka dhënë dhe lajmin e shumëpritur që të gjithë po e prisnin: po punon për një album.

“Është një album reggae.Nuk po bashkëpunoj me Lady Gagën, pavarësisht se njerëzit mendojnë thjesht sepse më ndoqi në Instagram. Nuk është në plane tani, por nuk jam kundër. As me Drake. Jo këto kohë, nuk e shoh të ndodhë. E sigurtë që jo në këtë album. Nuk e di si do ja vendos emrin dhe nuk e di kur do dali. E quaj R9 sepse kështu e kanë quajtur fansat. Ndoshta do e titulloj kështu. Si mund t’i vendos një emër tjetër kur më kanë ngulitur këtë në kokë?”

Pra, kështu Rihanna na zbuloi pak nga projektet mbi të cilat po punon. /Blitz.al/

 

Share