Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nesër Tirana pa drita, ja zonat ku do ndërpritet energjia elektrike!

Nesër Tirana pa drita, ja zonat ku do ndërpritet energjia elektrike!
October 06
12:35 2019

Tirana do të mbetet ditën e nesërme pa energji eletrike, për të paktën 5 orë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë së fundmi një njoftim, për ndërprerjen e energjisë që do të nisë nga ora 9:00 dhe me gjasë do vijojë deri në orën 14:00.

Stakimi i energjisë mesa duket do të ndodhë për shkak të punës që do të zhvillohet në kabinat elektrike dhe do të bëhet në disa zona të kryeqytetit.

Ky është njoftimi i plotë i OSSHE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 7 Tetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 Tetor do të stakohet energjia në këto zona me këto orare:

09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Buzhiqi”
rruga “Mahmut Fortuzi” pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE Tiranë

11:00-14:00
Pjesërisht zona midis rrugës së Barikadave dhe rrugës “Siri Kodra”

10:00- 12:00
Pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku”, pranë sheshit “Avni Rustemi”

/Blitz.al/

Share