Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse ka pasur qoftë një puthje në film, kjo aktore shqiptare ka refuzuar rolin

Nëse ka pasur qoftë një puthje në film, kjo aktore shqiptare ka refuzuar rolin
June 09
16:17 2019

Të jesh aktor do të thotë që shpesh në xhirime të realizosh dhe skena intime. Eva Murati, përtej moderatores sportive që jemi mësuar ta shohim në ekran, ka arritur sukses dhe si aktore. E ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ajo ka folur dhe për këtë aspekt të karrierës së saj. E pyetur nëse është penduar për ndonjë rol, Eva tregoi që në fakt është penduar që ka refuzuar role.

“Jo, nëse kam ndonjë pendesë deri diku është që deri tani, më janë ofruar shumë role por që kanë pasur këto pjesët me puthje në mes dhe ato i kam refuzuar. Kanë qenë edhe shumë gjëra të tjera, nuk mund të them që ka qenë vetëm kjo. Duhet të jetë për shembull një regjisor që të të bindi që ajo puthje nuk do jetë në mënyrë vulgare apo të shfaqet shëmtuar. Nuk më kanë bindur shumë gjëra të tjera, prandaj kam refuzuar. Kështu që po pres të duhurin edhe unë.”- përfundoi ajo.

Për më tepër, ndiqni intervistën e mëposhtme:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje