Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse je nënë shqiptare, vëmë bast që e kuptoni shqetësimin e Vesa Lumës teksa i biri laget me ujë në shatërvan!

Nëse je nënë shqiptare, vëmë bast që e kuptoni shqetësimin e Vesa Lumës teksa i biri laget me ujë në shatërvan!
March 30
10:11 2018

Prej kohësh tashmë, familja simpatike e Vesa Lumës dhe Big Bastës është shkëptur për të jetuar në Australi, larg zhurmës dhe shpesh kaosit që të ofron jeta në Shqipëri apo Kosovë. Mesa kemi parë nga rrjetet sociale ata po kalojnë një kohë mjaft të mirë atje dhe Vesa madje po përpiqet t’i hyjë edhe muzikës (këtë e kemi kuptuar nga postimet që ka bërë nga studiot muzikore atje).

Megjithatë, angazhimi më kryesor i këngëtares është rritja në mënyrë sa më të shëndetsme e djalit të saj, Lianit. Liani, duhet thënë që është një nga djemtë më të lezetshëm të shoëbizit shqiptar dhe është gjithnjë kënaqësi kur sheh postimet e Vesës në Instagram ku në fokus gjithnjë ka aktivitetin e të birit.

Dhe kështu, Liani vogël, duke qenë se edhe temperaturat janë ngritur tashmë, ka vendosur që në mes të një parku, rreth një shatërvani, të kënaqet duke u lagur me ujë bashkë me moshatarët e tij.

Por reagimet e Vesës (të cilat i ka ndarë me të gjithë), janë të papara. Ajo merakoset se mos djali ftohet dhe do i duhet ta ndërrojë tashmë menjëherë që të mos ketë një temperaturë të ngritur për pak minuta. Ndërkohë edhe vetë Vesa e kupton se në këtë mënyrë, nuk arrin dot ta shijojë lirinë e të djalit dhe kënqësinë që ai po përjeton. Por fundja, të tilla janë nënat shqiptare dhe ato të cilat po e lexojnë këtë, e kuptojnë fare mirë Vesën sepse do të kishin pasur fiks të njëjtat mendime! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje