Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse doni t’i thoni dikujt që “s’ju plas”, mjafton një nga këto katër këngë!

Nëse doni t’i thoni dikujt që “s’ju plas”, mjafton një nga këto katër këngë!
August 12
18:46 2019

Le ta pranojmë të gjithë që ndonjëherë duam t’ja ulërasim dikujt në fytyrë faktin që nuk na intereson fare. Nuk na intereson fare për opinionin e të tjerëve, fjalët e ishit apo thyerjen e ligjit (ndoshta pak për këtë). Thënë në gjuhën më popullore, “nuk na plas”. Ose në gjuhë akoma më hapur, jua thonë vajzat në këngët e mëposhtme. Ndonëse 1 në 2 tekste të këngëtarëve djem ka në vete një fjali për të treguar që “nuk i ha”, këto vajza thyejnë barrierën.

Enca feat Don Phenom – Kujt po i han

Një këngë që flet për suksesin dhe i drejtohet njerëzve që xhelozojnë… Refreni sigurisht përmbyllet me thelbin: nuk duhet t’ju interesojë për njerëzit që flasin lart e poshtë për ju, që nuk ju pëlqejnë, pasi në fund të ditës jeni e lumtur me veten tuaj. Pra kujt po i han? Juve jo.

Melinda Ademi feat Seven- Lulija

Kjo ishte kënga debutuese e Melindës në tregun shqiptar, dhe nis pikërisht me “Dul Lulija te bunari,Për kërkon jo s’poi han…”. Ndonëse ky ishte një ndër ato disset që në vijim u shtuan mes repereve shqiptare, ju mund të merrni thelbin dhe ta këndoni me mendje kur ndiheni sikur për asnjë s’ju intereson.

Ronela Hajti- Lage

Me më shumë se 3 milionë klikime, “Lage” përveçse do ju bëjë të kërceni kudo, si çdo këngë e Ronelës, ju sjell në humorin e duhur. Keni një ish të dashur apo një marrëdhënie të komplikuar së cilës doni t’i thoni që pa ta, kënaqeni më shumë kur dilni dhe se tani po jetoni la vida loca? Epo ja, ndërkohë që ai luan nga inati, juve thjesht “s’ju ha”.

Rina feat Sin Boy- Gigi

Ndonëse gjysmën e tekstit nuk do e kuptoni sepse është në greqisht, Rina ju sjell një version “bad girl” që thyen rregullat. Ose të paktën “Punojna edhe n’t’zezën se nuk na ha”. Nëse ndonjëherë kaloni rrugën kur semafori është i kuq, apo çfarëdo “ligji” thyeni, mund ta këndoni këtë pjesë në sfond.

Ekstra: Capital T- Kujna pi han

Sepse jeta është shumë e shkurtër për të na interesuar për njerëzit që s’na duan. Kujna pi han që s’na dojn?

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje