Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse do të shkonin në Coachella, ja si mund të visheshin personazhet shqiptarë

Nëse do të shkonin në Coachella, ja si mund të visheshin personazhet shqiptarë
April 15
20:57 2019

Coachella është një ndër festivalet më të njohur në botë, ku çdo njeri ëndërron të shkelë vetëm një herë. Ditë me diell, performanca të artistëve të njohur dhe veshje stil janë kryefjala e fundjavave të prillit.

Por cilat do të ishin kombinimet e duhura për një festival të atillë? Si fillim, preferohen këpucë të sheshta dhe një veshje e rehatshme, duke qenë se zgjat me orë të tëra. Mund të miksoni një fustan veror, apo një bluzë të shkurtër me fund/pantallona xhins. Çantat e vogla që mbahen në bel/në qafë janë zgjedhja më e mirë. Asnjëherë nuk mungojnë aksesorët që e bëjnë veshjen më të veçantë si për shembull varëse, syze apo kapele.

Duke parë veshjet e personazheve të njohur këtë fundjavë (klikoni këtu), menduam cila mund të ishte zgjedhja e personazheve shqiptarë për një festival të tillë? Me një kërkim nëpër rrjetet sociale, zgjodhëm disa veshje që mund të ishin të përshtatshme dhe i shkojnë mjaft mirë stilit të tyre. Gjithsesi, vitet në vijim mund të jenë të pranishme dhe të na surprizojnë me zgjedhjet e tyre, teksa shkëlqejnë mes yjeve ndërkombëtarë.

Angela Martini

Armina Mevlani

Aurela Hoxha

Dafina Zeqiri

Elita Rudi

Jonida Maliqi

Kida

Lori Hoxha

Luana Vjollca

Marina Vjollca

Tayna

Klea Huta

Evi Reci

Ndërkohë ndër personazhet që kanë qenë pjesë të këtij festivali kujtojmë Era Istrefin,Anxhelina Hadërgjonaj, Armina Mevlanin dhe Xhesika Berberin. Si u veshën ato?

 

Komento
Shperndaje