Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nënë për herë të dytë, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël

Nënë për herë të dytë, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël
August 17
13:12 2019

Gjithnjë e më shpesh po dëgjojmë për çifte të reja brenda muzikës. Një tjetër dyshe është konfirmuar se janë në një lidhje e madje po zgjerojnë familjen e tyre.

Një muaj më parë, këngëtarja Dafina Dauti pranoi publikisht se është e dashuruar me këngëtarin Tafil Kurteshi.

“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.- tha ajo.

Në një intervistë për Syri.net dyshja ka treguar  për herë të parë se këngëtarja  është në pritje të ëmbël.

Dafina Dauti: Ne kemi disa kohë që jemi bashkë dhe normalisht që kur ju kemi treguar fëmijëve, kanë qenë pak konfuz dhe kanë bërë një reagim që do e bënin mbase gjithë fëmijët. Por, sot, Liza (vajza e Dafinës) ka një raport shumë të mirë me Tafilin.

Tafil Kurtishti: Djali im është akoma i vogël i ka vetëm gjashtë vjet, mirëpo, përkundër moshës që ka, ka filluar ta ndërtojë një raport të shëndoshë me Dafinën, kështu që, familja jonë po ecë mirë.

Dafina Dauti: Unë dhe Tafili do kemi së shpejti një fëmijë… por, gjininë nuk po e tregojmë tani pasi kur të lind foshnja edhe publiku do ta mësojë gjininë dhe emrin.

Tafil Kurtishi: Në fakt, mua nuk me tregoi Dafina. Dafina ia ka treguar lajmin një familjares time dhe ajo me tregoi mua…

Përsa io përket planeve pë dasmë këngëtarja është shprehur kështu:

Dafina Dauti: Nuk e di. Nuk është se e kemi menduar akoma, se njëherë kemi angazhime tjera, por, nëse do vjen edhe dasma, do t’iu ftojmë padyshim.

Share