Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në pritje të fëmijës së parë, Meghan Markle thyen një tjetër rregull mbretëror

Në pritje të fëmijës së parë, Meghan Markle thyen një tjetër rregull mbretëror
April 07
17:08 2019

Meghan Markle raportohet të ketë refuzuar stafin mjekësor të Mbretërisë për ta ndihmuar në lindjen e fëmijës. Ajo ka vendosur të punësojë një staf privat, me në krye një femër. Kështu, dukesha e Sussex ka thyer traditën mbretërore, duke refuzuar shërbimet gjinekologjike të Mbretëreshës.

“Meghan u shpreh se nuk donte “men in suits”. Ajo ishte e bindur që donte njerëzit e saj. Na la shumë prej nesh të habitur.”- kanë treguar burime pranë The Mail.

Mjekët e Mbretëreshës do jenë sërish në dispozicion nëse diçka nuk shkon siç duhet, për shkak se protokolli mbretëror e ndalon të përjashtohen plotësisht. Gjithashtu, stafi mjekësor i punësuar nga Meghan do të kushtojë dhjetëra mijëra para, ndërkohë që ai i rezervuar për shërbimet mbretërore realizon gjithçka pa asnjë pagesë shtesë. Shumë persona e kanë parë këtë si një tekë të dukeshës, ndërkohë që të tjerë mendojnë që duke qenë lindja dhe fëmija i saj, i takon e drejta për çdo zgjedhje. Gjithashtu Meghan nuk ka zgjedhur maternitetin tradicional, por një më afër zonës ku ajo me Princin Harry do të jetojnë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje