Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Në prag të koncertit, Capital T nderohet me çmimin e rëndësishëm!

Në prag të koncertit, Capital T nderohet me çmimin e rëndësishëm!
September 16
16:28 2019

Sikurse është bërë publike prej kohësh, “Time Capsule” është mega koncerti që sjell Capital T në sheshin Skënderbej në datën 19 shtator.

Por deri atëherë, këngëtari i njohur i shumë hiteve, duket se ka disa “aktivitete” për të realizuar.
Mbrëmjen e djeshme ai organizoi një festë private në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin: kolegë, personazhë të njohur të ekranit, dhe gazetarë. Festa ishte për t’i paraprirë koncertit të ditës së enjte, dhe siç dukej në story-t e postuara nga të ftuarit në rrjete sociale, të gjithë e shijuan shumë mbrëmjen.

Ndërkohë, ditën e sotme, këngëtari ka qenë prezent në qytetin e Krujës, ku i është akorduar edhe një çmim i rëndësishëm.

Burime pranë Blitz.al pohojnë që Capital T është nderuar me çmimin e Mirënjohjes nga Bashkia Krujë për promovimin që i ka bërë qytetit historik.

Kujtojmë që klipi i këngës “Hatixhe” është xhiruar i gjithi në Krujë:  në Kala, Muze dhe te Pazari i Vjetër i Krujës./Blitz.al/

 

Share