Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në përvjetorin e parë të martesës, Hailey Baldwin dedikim romantik për Justin Bieber

Në përvjetorin e parë të martesës, Hailey Baldwin dedikim romantik për Justin Bieber
July 08
19:04 2019

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë  padshim ndër çiftet më të komentuar në media, shpesh të vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar.

Megjithatë, pavarsisht aludimeve për krizë në marrëdhënien e tyre, çifti feston sot përvjetorin e parë të martesës, dhe Hailey  nuk është kursyer me deklaratat publike të dashurisë për bashkëshortin e saj.

“1 vit më parë unë thashë “Po” për t’u bërë shoqja jote më e mirë për të gjithë jetën. Nuk të kam dashur kurrë më shumë se sot. Jeta bëhet çdo ditë edhe më e bukur prej teje. Zemra ime të përket ty përgjithmonë. Të mësojmë të rritemi së bashku”,- shkruan modelja në një foto krah Justin.

Këngëtari dhe modelja celebruan dashurinë e tyre me martesë në kishë vitin e kaluar, në një ceremoni private dhe larg vëmendjes së mediave, dhe pritet që së shpejti të organizojnë edhe dasmën e madhe me shumë të ftuar.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje