Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në një minutë padashur Çiljeta zbuloi gjithçka: që nga Albani deri tek paratë në xhep!

Në një minutë padashur Çiljeta zbuloi gjithçka: që nga Albani deri tek paratë në xhep!
November 19
09:39 2017

Kush mund t’ja marrë Çiljetes fitoren në një garë sinqeriteti? Ajo është ndër të paktat personazhe shqiptare që flet pa doreza me publikun duke qenë e çiltër dhe e drejtpërdrjet.

Njësoj ajo ka vepruar e ftuar tek “Shiko Kush Luan” në Top Channel teksa Luana e ka vënë përballë Suada Sherifit dhe një pulsanti që duhej kapur sa më shpejtë nga vajzat në mënyrë që ato të kthenin përgjigje mbi jetën e tyre e t’i jepnin kështu pikë skuadrës së tyre.

Çiljeta ka kapur pulsantin në të gjitha pyetjet duke u përgjigjur me shpejtësi brenda 1 minute. Nga pyetjet e Luanës kuptuam se Çili vazhdon të jetë në një lidhje me Albanin (sepse ajo pranoi që kishte të dashur), mban 100 euro në xhep çdo ditë, pranoi se ka bërë operacione plastike, këmbët nuk i pëlqejnë aspak si i ka dhe se e shara më e keqe që përdor është…, epo e dini ju ajo që përdoret zakonisht në timon për ti sharë shoferit tjetër gjithë fisin. Fiks atë, Çili se pati problem ta thoshte në televizion duke rrëmbyer kështu të gjitha pikët në këtë lojë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje