Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga këngëtarja shqiptare

Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga këngëtarja shqiptare
April 14
08:49 2019

Kjo ishte historia e një vajze që çdo ditë lufton me sëmundjen e rëndë. Kristina rrëfeu në “Dua të të bëj të lumtur” se si dy vjet më parë u diagnostifikua me kancer. Si fillim ajo kishte ndjerë lodhje dhe shqetësime në këmbën e majtë, e pas konsultave zbuloi që vinin si pasojë e tumorit.

Ajo u dërgua në Itali që të operohej, por fatkeqësisht doktorët ishin të detyruar që t’i prisnin këmbën pasi tumori kishte avancuar shumë. Ajo pas operacionit i ishte nënshtruar kimioterapive, por muaj më vonë mjekët i zbuluan disa njolla në mushkëri. Tashmë ajo ka kryer dhe operacionin tjetër, i cili përfundoi me sukses.

“Kam menduar shumë pas operacionit të parë dhe shpesh herë thoja me vete se pse nuk vdiqa, se pse vazhdoj të jetoj. Por tashmë kam kuptuar që jeta është e bukur dhe kur ke forcë dhe dëshirë për të jetuar, ti mund të kalosh çdo vështirësi.”- rrëfeu Kristina.

Supriza për të në “Dua të të bëj të lumtur” ishte nga shokët e gjimnazit, të cilët donin t’i tregonin se nuk do të ishte asnjëherë vetëm dhe se jeta pavarësisht sfidave që kalojmë është e bukur. Kjo ishte emocionuese për Kristinën, pasi mbështetja të bën ta përballosh jetën me një forcë më të madhe.

Por miqtë nuk ishin të vetmit. Një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare, që ishte dhe e preferuara e Kristinës i ofroi pak çaste lumturi. Fifi performoi “Psikopatja jote” dhe i tha dhe disa fjalë zemre Kristinës:

“Edhe unë kam kaluar plot vështirësi në jetën time, por jo si ti. Ne jemi shumë të forta dhe tepër të guximshëm dhe nëse unë të duhem për ndonjë gjë do të jem aty për ty.”

Eshtë bukur të shohësh artistë që nuk hezitojnë të jenë pjesë e surprizave për të bërë të lumtur njerëzit që më shumë kanë nevojë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje