Blitz

 Breaking News

Në kohë virusi, Anila Basha bëhet nënë për herë të parë!

Në kohë virusi, Anila Basha bëhet nënë për herë të parë!
April 08
16:21 2020

Vjen në jetë Aris, djali i themelueses dhe drejtueses së Newsbomb Anila Basha.

Aris është emri që ka zgjedhur Anila për birin e saj në kujtim të të atit Aristotel me të cilin ajo ka patur një lidhje mjaft të fortë.

Aris ka ardhur në jetë i shëndetshëm në këtë ditë plot diell duke i falur Anilës emocione të papërshkrueshme.

Deri në orët e fundit të shtatzënisë ajo ka qenë në krye te detyrës duke raportuar dhe tashmë po shijon çastet e para me birin e saj.

‘Aristotel Basha erdhi në jetë në orën 11.37 të ditës së sotme. Im bir erdhi në këtë jetë në kohë koronavirusi, po do kemi ç’të tregojmë. Shpresojmë shumë që kjo situata e koronavirusit të përfundojë shpejt, që të shijojmë pranverën. Ju duam shumë’, shkruan ajo në Instagram.

Share