Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në hapat e De Biazit, ja çfarë ka vendosur Ervin Bulku për formacionin kuqezi

Në hapat e De Biazit, ja çfarë ka vendosur Ervin Bulku për formacionin kuqezi
March 25
19:37 2019

Në fillim në krah të De Biazit dhe më pas pranë Panuçit. Pa dy stile të ndryshme menaxhimi, modele të kundërta stërvitore ashtu edhe komunikative. Në fund, Ervin Bulku duket se ka zgjedhur për ndjekur hapat e më të mirit. Pra të De Biazin, me të cilin ishte edhe pjesë e stafit teknik në kombëtaren e Shqipërisë që u kualifikua dhe luajti në finalet e Euro 2016.

Ish-mesfushori drejtoi seancën e fundit stërvitore të skuadrës kuqezi në Andorra, duke dhënë sinjale të sigurta se pas shumë eksperimentesh dhe moduleve taktike të Panuçit, që ende mbeten të paqarta, do të kthehet në rrënjët e De Biazit. Sigurisht, kundër Androrrës bën punë vetëm fitorja, por nuk mund të rrezikohet një tjetër rezultat që do ta kthente përfaqësuesen shqiptare shumë pas në kohë. Në këtë mënyrë Bulku projekton të zbresë në fushë nga minuata e parë me një modul 4-1-4-1, I preferuari i mentorit të tij.

Ertrit Berishës do t’i besohet sërish porta, ndërsa nuk ka ndryshime me lojtarët që do të rreshohen pas tij. Por ndryshe nga ndeshja me Turqinë, mbrojtja do të jetë me katër: Hysaj në të ndjathtë, Veseli në të majtë, ndërsa në qendër Gjimshiti dhe Ismajli.

Nga mesfushorët që Panuçi aktivizoi në sfidën e së premtes mbijeton vetëm Taulant Xhaka. Në krah të futbollistit të Bazelit pritet të luajnë Migjen Bashka dhe Ergys Kaçe, për më shumë fantazi dhe teknikë. Armando Sadiku kthehet titullar, ndërsa sulmuesi i vetëm I deklaruar do të ndihmohet nga krahët me shpejtësinë e Grezdës nga e majta dhe Uzunit nga e djathta. Me këtë formacion, Ervin Bulku kërkon të kthejë Shqipërinë te fitorja, për të evituar një tjetër figurë të keqe që do të përshtjellonte më tej atmosferën në skuadrën kuqezi.

 

Komento
Shperndaje