Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në gjyq për pengim të zyrtarëve të policisë, ja çfarë vendimi merret për Morena Tarakun

Në gjyq për pengim të zyrtarëve të policisë, ja çfarë vendimi merret për Morena Tarakun
November 23
11:12 2018

Ditën e mërkurë është mbajtur seanca e parë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Ferizaj, ku në bankën e të akuzuarve për veprën “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detrave zyrtarev”, ka qenë këngtarja Morena Taraku.

Në këtë seancë gjyqësore është bërë vetëm shqyrtimi fillestar i çeshtjes dhe nga proçesverbali zyrtar, i siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se e pandehura Taraku e ka mohuar fajësinë për veprën që akuzohet. Kështu sipas ligjit, gjykatësi i çeshtjes i ka dhënë 30 ditë kohë avokates së saj që ti paraqesë gjykatës kundërshtimin e provave dhe hedhjen poshtë të pretendimeve të palës tjetër.

Kjo padi ndaj Trakut është ngritur nga Prokuroria Themelore e Ferizaj më 9 nëntor të vitit të kaluar, dhe aktakuza është pikërisht ajo e lartpërmendura :“Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Mësohet se pasditen e 17 maj-it të 2014, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, midis Kosovës dhe Maqedonisë, gjatë kontrollit nga policët, Morena Traku i ka penguar të bëjnë detyrën e tyre. Fillimisht ajo i ka ofenduar rëndë, madje ka dëmtuar dhe Fitore Majkun, zyrtaren e policisë kufitare të cilë si ka shkaktuar një lëndim të lehtë në trup sipas ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk dihet ende kush ka qenë shkaku i ngjarjes por gjithsesi detaje të reja mund të dalin me vazhdimin e seancave gjyqësore që me shumë mundësi do të zhvillohen me dyer të mbyllura. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje