Blitz

 Breaking News

Ndryshe nga shumica prej nesh, Shpat Kasapi heq disa kilogramë në karantinë!

Ndryshe nga shumica prej nesh, Shpat Kasapi heq disa kilogramë në karantinë!
April 07
16:02 2020

Ndërsa pjesa dërrmuese e atyre që janë në karantinë ankohen për shtim në peshë, e kundërta ndodh me Shpat Kasapin. I ftuar përmes skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” ai tregoi se gjatë vetëizolimit ka humbur disa kile dhe se për të kujdeset nëna e tij në këto ditë të vështira.

““Jo se kam pritur mirë se ne këngëtarët jemi mësuar të lëvizim, të shëtisimi, tu sjellim emocione publikut,nuk jam mësuar. Por që më bën mirë. Kam hequr disa kile. Ha me rregull, e kufizoj ushqimin. Nëna ime kujdeset, porosis edhe nga jashtë. Nuk është pika ime e fortë… Më mungon pishina. Më mungojnë studiot, të mblidhem të argëtohem me shokë.”
Gjithashtu këngëtari zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.
“Do të sjell një këngë të re, por nuk i kam kushtet. Nuk bashkëpunojmë dot, se studio është në Tiranë,e kam përgatitur mirë. Sapo të dalë nga karantina, urgjent…”, përfundoi këngëtari Shpat Kasapi.

Share