Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndjekësit revoltohen për shqiponjën në mes të Athinës, Era Istrefi ka një përgjigje për ta

Ndjekësit revoltohen për shqiponjën në mes të Athinës, Era Istrefi ka një përgjigje për ta
November 29
13:48 2018

Ditën e djeshme artistë dhe figura publike të Shqipërisë kanë bërë urimet e tyre nëpër rrjetet sociale për Ditën  e Pavarësisë. Në morinë e dedikimeve për flamurin nuk ka munguar as një postim i Era Istrefit, këngëtares që emrin e vendit tonë po e lartëson ditë pas dite në tregun muzikor ndërkombëtar.

Era ka postuar një foto në Instagram, ku së bashku me motrën e saj, këngëtaren e njohur Nora Istrefi, kanë bërë shenjën e shqiponjës me duar e bashkangjitur me pozën shkruan: “Krenarë kudo që jemi”. Këtë e ka thënë jo pa shkak, sepse motrat ndodheshin në kryeqytetin e Greqisë, Athinën, dhe foton duke bërë simbolin tonë kombëtar e kanë shkrepur para një monumenti historik në këtë qytet.

 

View this post on Instagram

 

Krenarë ku’do që jemi👐🏻

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Kaq është dashur që ndjekësit dhe fansat e këngëtares së hitit “Bon Bon”, kryesisht ata grekë, të revoltohen dhe të lënë një sërë komentesh negative.  “Jam greke dhe nuk më pëlqen kjo! Më vjen keq!”-shkruan një komentuese. “Nuk mund ta besh atë në Athinë, është mngesë respekti”-shkruan një tjetër. “Duhe të të vijë turp që e bën atë shenjë dhe nënvlerëson nnjë shtet që i ka mirëpritur patritotët tuaj”-thotë një fans tjetër i këngëtares, e kështu me rradhë. Madje nuk kanë munguar as komentet e rastit “Kosova është serbi” dhe shkrime të ngjashme me këto.

Siç është bërë zakon tani, sa herë që një artist shqiptar bën simbolin tonë kombëtar, pra shqiponjën me dy duar (kujtojmë rastin e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në Botëror), shtetasit kryesisht të Serbisë apo Greqisë e marrin për provokim. Kjo ndoshta sepse në kuptimin e tyre ky simbol është shenjë e “Shqipërisë së Madhe”, ndërkohë që për ne është një shenjë patriotizmi dhe krenarie kombëtare. Për të kuptuar mendësinë e tyre, një tjetër person shkruante: “Si do të reagonit ju nëse një grek do të bënte simbole orotodokse në mes të Shqipërisë?”. Kemi lajm për ty, nuk do reagonte njeri fare.

Por edhe pse nuk kanë munguar as komentet përkrahëse për Erën, të cilët dhe përpiqen ti shpjegojnë fansave grekë se artistja nuk ka qëllim të keq me këtë veprim, ka qenë vetë ajo që i ka dhënë fund revoltës. Në sqarimine  saj, po në këtë foto shkruan: “Pasi ndodh të jem këtu në një udhëtim biznesi, po festoj këtu dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Jam artiste dhe jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe i uroj të gjitha vendeve të botës paqe dhe prosperitet. Kështu që, nuk jam duke treguar mungesë respekti ndaj askujt. Kam vetëm dashuri dhe respect për ju dhe shtetin tuaj të bukur. Të qëndrojmë bashkë , most ë lejojmë askënd dhe asgjë të hyjë mdiis nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”.

Kështu Era ka sqaruar se nuk ka dashur të provokojë askënd dhe ne shpresojmë që fansat e saj të jenë më të qetë e më të kuptueshëm, fundja nëse nuk janë, sërish fotoja e motrave Istrefi në Athinë duke bërë shqiponjën neve na pëlqen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje