Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ndihesha sikur do më përdhunonin”- këngëtarja shqiptare rrëfen eksperiencën në studiot muzikore

“Ndihesha sikur do më përdhunonin”- këngëtarja shqiptare rrëfen eksperiencën në studiot muzikore
September 03
17:48 2019

Të jesh pjesë e industrisë muzikore nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ndonjëherë përballesh dhe me kolegë apo producentë abuzues, që duan të përfitojnë nga ty. Këtë gjë e pranon edhe këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Në një intervistë për “Cosmopolitan UK”, ajo ka rrëfyer disa prej eksperiencave të saj të këqija ndër vite:

“Kur shkova si fillim në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendoste në një dhomë me shumë tekstshkrues apo inxhinierë të tjerë, të cilët të gjithë më dukeshin “high” (nën efektin e drogërave). Një tekstshkrues hyri dhe më tha: “Dëgjo, ti nuk ke asnjë hit, por unë kam shumë, kështu që unë do shkoj poshtë të festoj me miqtë e mi dhe ti do shkruash një këngë, do e regjistrosh dhe përpunosh. Kjo do jetë kënga që do kemi shkruar bashkë.”

Sipas artikullit, kjo përvojë ndodhi në shtëpi e Dr. Luke, producentit që prej vitesh është në një betejë ligjore me këngëtaren Kesha, e cila e akuzon për ngacmim seksual. Ai i ka mohuar akuzat, ndërkohë Bebe tregon një anë tjetër të historisë:

“Mbaj mend që isha në një darkë me Keshën dhe mamanë e saj, Pebe Sebert. Mamaja e saj erdhi dhe më pëshpëriti “Mos e bëj.” Po fliste për punën me Dr.Luke. Industria e muzikës mund të jetë një vend shumë i errët, dhe ajo mund të ketë qenë duke u përpjekur të më ndalonte që mos të pengoja vajzën e saj. Por e dëgjova dhe sinqerisht? Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë ka qenë që e besova.”

Por këto kanë qenë vetëm fillimet e saj, pasi Bebe ka rastisur edhe me producentë që kanë tentuar ta prekin e ta ngacmojnë.

“Ka qenë një producent që vinte në studio dhe m’i bëntë masazh këmbëve. Një herë u përpoq të shkonte sipër gjunjve dhe po bëhej pak i dhunshëm, kështu që i hoqa këmbët. Ai më tha: “Jo, unë do bëj çfarë dua të bëj.” Por mua më kanë mësuar që asnjëherë të mos lejoj dikë të prekë trupin tim nëse unë nuk dua. Ai është shumë i famshëm. Ish-menaxherët e mi më thanë: “Thjesht puno me të, të duhet një këngë hit.”

Më pas, ka qenë një natë tjetër. Isha vetëm në studio dhe një tjetër producent kishte me vetë një grup me pesë apo gjashtë djem. Kisha dëgjuar gjëra për të nga e shkuara e tij dhe thjesht nuk mund mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do përdhunohesha. Me qetësi telefonova një taksi nga kabina e regjsitrimit, që ishte e mbyllur dhe dola prej andej. Ka qenë nata më e keqe që kam pasur ndonjëherë.”- ka përfunduar Bebe.

Prandaj, kur shohim personazhe që shkëlqejnë në industrinë e muzikës duhet të dimë që me eksperienca të tilla u ka rastisur të përballen të paktën një herë në jetë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje