Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë kompozitori i njohur shqiptar!

Ndërron jetë kompozitori i njohur shqiptar!
June 06
06:31 2020

Është ndarë nga jeta kompozitori i njohur Përparim Tomçini në moshën 65 vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti Ilir Meta, i cili shpreh ngushëllimet për familjen e artistit të mirënjohur.

Tomçini ka lënë pas një krijimtari të suksesshme muzikore me një numër të madh kompozimesh, në mbi 400 të tilla.

Gjatë karrierës së tij ka fituar çmime të shumta në koncerte e konkurse artistike dhe është shpallur “Nder i Kulturës Dibrane”. Mjeshtri i muzikës është dekoruar edhe nga Hashim Thaçi me motivacionin “Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.

Me një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike, trashëgimia e çmuar që la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim, si një shembull frymëzimi dhe motivimi për brezat e rinj të artistëve shqiptarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

Share